Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani në formacionin e javës në Zvicër

17.12.2024

Futbollistët kosovarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në futbollin zviceran me paraqitjet e tyre të shkëlqyera. Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani ishin protagonistët kryesorë në xhiron e 18-të të Superligës së Zvicrës, duke treguar edhe njëherë vlerën e tyre në ligën elitare zvicerane.

Ndonëse Baseli pësoi humbje minimale 0:1 nga Grasshoppers, Xherdan Shaqiri ishte padyshim më i miri në fushë. Ai u vlerësua me notën 8.4 nga faqja e njohur statistikore “WhoScored”, falë paraqitjes së tij dominuese.

Ish-ylli i Zvicrës ka treguar formë të lartë këtë sezon, duke realizuar 5 gola dhe duke dhuruar 8 asistime në 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Superligën zvicerane.

Donat Rrudhani, përfaqësuesi kosovar dhe lojtari i Luzernit, pati një paraqitje fenomenale në fitoren e skuadrës së tij 4:2 ndaj Winterthurit në udhëtim. Rrudhani jo vetëm që shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, por u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i javës në Zvicër, me një notë mbresëlënëse 9.4.

Mbrojtësi anësor i Kosovës vazhdon të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm për Luzernin, duke shënuar 5 gola dhe asistuar 3 herë në 16 ndeshje këtë sezon në Superligë.