Vjen oferta zyrtare, Shkodran Mustafi drejt Turqisë

31.07.2021

Adana Demirspor është një prej klubeve më aktive në Evropë gjatë këtij afati kalimtar. Skuadra turke ka transferuar disa lojtarë të njohur si Mario Balotelli dhe Aro Muric. Së fundi, Adana ka shprehur interesim konkret për Shkodran Mustafin. Mediumet në Turqi raportojnë se Schalke ka marrë ofertë zyrtare për mbrojtësin shqiptar. Pas largimit nga Bundesliga, […]

Vjen oferta zyrtare, Shkodran Mustafi drejt Turqisë Foto: Ilustrim

Adana Demirspor është një prej klubeve më aktive në Evropë gjatë këtij afati kalimtar. Skuadra turke ka transferuar disa lojtarë të njohur si Mario Balotelli dhe Aro Muric. Së fundi, Adana ka shprehur interesim konkret për Shkodran Mustafin.

Mediumet në Turqi raportojnë se Schalke ka marrë ofertë zyrtare për mbrojtësin shqiptar.

Pas largimit nga Bundesliga, shumë lojtarë të Schalkes kanë shprehur dëshirën për tu larguar.