Shkodran Mustafi dëshiron të qëndrojë në Bundesligë edhe për shumë vite

10.02.2021

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman, Bundesliga, edhe përtej këtij sezoni. Mustafi shfrytëzoi ditët e fundit të afatit kalimtar për të kompletuar huazimin e tij nga Arsenali te Schalke, transmeton Telegrafi. Rikthimi në Bundesliga si duket e ka emocionuar mbrojtësin shqiptar, pasi planifikon të mbetet edhe më shumë pjesë e këtij […]

Shkodran Mustafi dëshiron të qëndrojë në Bundesligë edhe për shumë vite Foto: Ilustrim

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi planifikon të mbetet në kampionatin gjerman, Bundesliga, edhe përtej këtij sezoni.

Mustafi shfrytëzoi ditët e fundit të afatit kalimtar për të kompletuar huazimin e tij nga Arsenali te Schalke, transmeton Telegrafi.

Rikthimi në Bundesliga si duket e ka emocionuar mbrojtësin shqiptar, pasi planifikon të mbetet edhe më shumë pjesë e këtij kampionati.

Sipas mediumit Sport Bild, Mustafi dëshiron të qëndrojë në Gjermani përtej verës, por nuk ka gjasa që ai të mbetet me Schalke.

Me shanset e Schalkes për rënie nga kategoria, e ardhmja e Mustafit duket të jetë diku tjetër në Bundesliga.

Ish-mbrojtësi i Arsenalit është i etur të mbetet në ‘atdheun’ e tij, por të vazhdojë të luajë futboll në kategorinë e lartë të Gjermanisë.