[VIDEO] Momentet më të mira nga super ndeshja Peja – Golden Eagle Ylli

04.03.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja e mbetur Peja ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës. Në këtë ndeshje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23). Pas kësaj fitoreje suharekasit pozicionohen në vendin e parë në renditjen […]

[VIDEO] Momentet më të mira nga super ndeshja Peja – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja e mbetur Peja ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.

Në këtë ndeshje klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore me rezultat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23).

Pas kësaj fitoreje suharekasit pozicionohen në vendin e parë në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës me gjithsej 35 pikë, kështu duke lënë pas Ponte Prizrenin, Rahovecin e Pejën.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, derisa kjo pjesë përfundon 22:18 për vendasit. Megjithatë, në periudhën e dytë shumë më të mirë ishin mysafirët. Ata krijuan epërsi deri në 14 pikë, 32:46, derisa pjesa e përfundon 38:46.

Pejanët ngushtuan shifrat në periodën e tretë në 49:54, por therandasit sërish u shkëputen në 10 pikë, 52:62, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:65. Ylli e kontrolloi lojën edhe në 10 minutat e fundit, ku epërsinë më të lartë e kishte 14 pikë, 63:77, derisa në fund triumfoi 77:88. Duket theksuar se të dy skuadrat kishin mungesa për shkak të lëndimeve, si Dardan Berisha te Peja apo Gëzim Morina, Wilbekin e Demetris Morant te Ylli.

Te Peja u dallua Brandon Walters me 31 pikë e 17 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 20 pikë e 13 kërcime, Valon Bunjaku me 24 pikë e pesë asistime dhe Samir Zekiqi me 17 pikë e shtatë kërcime.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar një video, ku ka paraqitur momentet më të mira të kësaj superndeshje.