UEFA: Rifillimi i sezonit tani është i mundur

30.04.2020

Kryetari i komitetit mjekësor të UEFA-s, ka pohuar se është përfundimisht e mundur të rifillojë sezoni 2019/2020. Tim Meyer, beson se me masat që po merren në të gjitha vendet, do të bëhet i mundur rikthimi i futbollit. Tashmë disa vende kanë shpallur të përfunduar sezonin, si Holanda, Franca, Belgjika dhe Argjentina. “Në diskutimin e […]

UEFA: Rifillimi i sezonit tani është i mundur Foto: A photo taken on April 6, 2016 shows the logo of European football body UEFA at the UEFA headquarters in Nyon. Swiss police raided the headquarters of European football body UEFA on April 6 following the latest revelations of a web of Panama-based offshore financial dealings by the rich and famous. The raid came after the so-called Panama Papers revealed that newly elected FIFA president Gianni Infantino signed TV rights contracts for the Champions League with a company headed by two defendants later caught up in the corruption scandal that engulfed football's world body. / AFP / FABRICE COFFRINI (Photo credit should read FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Kryetari i komitetit mjekësor të UEFA-s, ka pohuar se është përfundimisht e mundur të rifillojë sezoni 2019/2020.

Tim Meyer, beson se me masat që po merren në të gjitha vendet, do të bëhet i mundur rikthimi i futbollit.

Tashmë disa vende kanë shpallur të përfunduar sezonin, si Holanda, Franca, Belgjika dhe Argjentina.

“Në diskutimin e çdo kthimi në ndeshjet konkurruese, të nivelit elitar të futbollit, shëndeti i lojtarëve, dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në këtë, ka rëndësi të madhe”, ka deklaruar Meyer, përcjell lajmi.net.

“Të gjitha federatat e futbollit që po planifikojnë rifillimin e garave të tyre do të nxjerrin protokolle që diktojnë kushtet sanitare dhe operacionale duke siguruar që shëndeti i atyre që janë përfshirë në ndeshje të mbrohet”.

“Në këto kushte dhe në respekt të legjislacionit vendor, patjetër që është e mundur të planifikohet rifillimi i garave të pezulluara të sezonit 2019/2020”.