UEFA krahason golin e Kastratit me të Griezmannit
UEFA herë pas here në rrjetet e saj sociale publikon video të ndryshme golash dhe të njëjtën gjë e bëri së fundmi. Në faqen e UEFA Euro 2020 janë publikuar dy gola dhe komentuesve i është vënë mundësia e zgjedhjes se cili është më i bukur. Bëhet fjalë për golin e talentit të Dinamos, Lirim […]
UEFA herë pas here në rrjetet e saj sociale publikon video të ndryshme golash dhe të njëjtën gjë e bëri së fundmi.
Në faqen e UEFA Euro 2020 janë publikuar dy gola dhe komentuesve i është vënë mundësia e zgjedhjes se cili është më i bukur.
Bëhet fjalë për golin e talentit të Dinamos, Lirim Kastratit në ndeshjen e Kosovës ndaj Moldavisë në Ligën e Kombëve, që i siguroi Kosovës qëndrimin në Ligën C.
Kurse, Griezmann ia shënoi këtë gol nënkampionit të botës, Kroacisë.
Të shumtë ishin ata që komentuan për yllin e Kosovës, duke e vlerësuar si gol më të bukur sesa ai i futbollistit të Barcelonës.
⚽️ Which finish was better?
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) January 19, 2021
1⃣🇫🇷 Antoine Griezmann
2⃣🇽🇰 Lirim Kastrati