Bizneset Vende Pune Ofertat

UEFA: Koha për festën e Shqipërisë

UEFA: Koha për festën e Shqipërisë

17.11.2023 Sport

Në faqen zyrtare të UEFA-s për EURO2024 janë postuar fotografitë nga festa e lojtarëve të kombëtares së Shqipërisë pas kualifikimit për kampionatin Evropian.

“Koha për Festën e Shqipërisë”, thuhet nga UEFA.

Në faqen e tyre në rrjetet sociale janë shpërndarë disa momente nga festa e kuqezinjve pas barazimit në “Zimbru” të Kishinjevit.

Aq ishte e mjaftueshme, në fakt, një pikë për të siguruar pjesëmarrjen vitin e ardhshëm në Evropian.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

UEFA me lajm të hidhur për tifozët që duan të shkojnë në Gjermani për Euro 2024

Ndërsa gjithë Evropa e futbollit përgatitet për një nga eventet më të mëdha të verës së vitit të ardhshëm – Kampionatin Evropian “Euro 2024”, tifozët kanë filluar tashmë garën për të siguruar një vend në stadium për të ndjekur nga afër përballjet e skuadrave të tyre kombëtare.

Por këtë vit, përballjen për biletat e shumta të kërkuara e vështirëson vendimi i sapo marrë nga UEFA.

Në një njoftim të fundit, shtëpia e futbollit evropian bëri të ditur se do t’i caktojë çdo kombëtareje saktësisht 10 mijë bileta për çdo ndeshje në fazën e grupeve. Ky vendim zbatohet pavarësisht se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja dhe cilat janë kapacitetet e tij.

“Këto bileta do të shpërndahen sipas mënyrës që çdo federatë përkatëse zgjedh t’i shesë biletat për tifozët e saj. Për më shumë informacione, tifozët mund të vizitojnë faqen e dedikuar të skuadrave në EURO2024.com/tickets“, thuhet në komunikatën e UEFA-s.

Për ata tifozë që nuk arritën të plotësojnë kriteret e vendosura nga federatat e tyre përkatëse, ose nuk mbështesin një skuadër të caktuar, UEFA ofron një mundësi alternative. Ata inkurajohen të aplikojnë përmes një lotarie publike në EURO2024.com/tickets, nga tani e deri më 12 dhjetor.

Vendimi i UEFA-s për biletat mund të jetë një zhgënjim për disa, por gjithashtu paraqet një mundësi për tifozët pa përkatësi specifike për të qenë pjesë e atmosferës së jashtëzakonshme që pritet të mbizotërojë në stadiumet e ndryshme të Gjermanisë gjatë “Euro 2024”. 

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Kalendari i plotë për Euro 2024: Datat dhe stadiumet e ndeshjeve

Të shtunën me fillim nga ora 18:00 është bërë hedhja e shortit për Kampionatin Evropian 2024 që do të mbahet në Gjermani verën e vitit të ardhshëm.

Kjo garë do të nis më datë 14 qershort në stadium “Allianz Arena”, me ndeshjen Gjermani-Skoci që do të jetë sfida hapëse.

Shqipëria është vendosur në grupin B së bashku me Italinë, Spanjë dhe Kroacinë, teksa më poshtë gjeni kalendarin e plotë të Evropianit, përfshirë edhe ndeshjet e kuqezinjëve të Sylvinhos.

4 qershor

Gjermani vs Skoci (Munich, 21:00)


15 qershor

Spanjë vs Kroaci (Berlin)

Itali vs SHQIPËRI (Dortmund)

Hungari vs Zvicër (Koln)


16 qershor

Danimarkë vs Angli (Gelsenkirchen)

Play Off A vs Holandë (Hamburg)

Slloveni vs Serbi (Stuttgart)


17 Qershor

Austri vs Francë (Düsseldorf)

Belgjikë vs Sllovaki (Frankfurt)

Rumani vs Play Off B (Munich)


18 qershor

Portugali vs Çeki (Leipzig)

Turqi vs Play Off C (Dortmund)


19 qershor

Kroaci vs SHQIPËRI (Hamburg)

Skoci vs Zvicër (Koln)

Germany vs Hungari (Stuttgart)


20 qershor

Spanjë vs Itali (Gelsenkirchen)

Danimarkë vs Angli (Frankfurt)

Slloveni vs Serbi (Munich)


21 qershor

Play Off A vs Austri (Berlin)

Holandë vs Francë (Leipzig)

Sllovaki vs Play Off B (Düsseldorf)


22 qershor

Play Off C vs Çeki (Hamburg)

Turqi vs Portugali (Dortmund)

Belgjikë vs Rumani (Koln)


23 qershor

Zvicër vs Gjermani (Frankfurt)

Skoci vs Hungari (Stuttgart)


24 qershor

Kroaci vs Itali (Leipzig)

SHQIPËRI vs Spanjë (Düsseldorf)


25 qershor

Holandë vs Austri (Berlin)

Francë vs Play Off A (Dortmund)

Angli vs Slloveni (Koln)

Danimarkë vs Serbi (Munich)


26 qershor

Çeki vs Turqi (Hamburg)

Play Off C vs Portugali (Gelsenkirchen)

Sllovaki vs Rumani (Frankfurt)

Play Offf B vs Belgjikë (Stuttgart)

Kosova ngritet në pozitë rekord në FIFA, Shqipëria bie 

Kosova ngritet në pozitë rekord në FIFA, Shqipëria bie 

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka shënuar ngritje rekord, ndërsa ajo e Shqipërisë ka pasur rënie.

Në vendin e parë qëndron Argjentina, e cila ndiqet nga Franca, pastaj Anglia në vend të tretë, Belgjika në të katërtin dhe Brazili në pozitën e pestë.

Në pesëshen e dytë të ranglistës janë Holanda, Portugalia, Spanja, Itali dhe Kroacia në vendin e dhjetë.

Kosova ka kaluar nga vendi i 105-të në pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë pas fitores ndaj Izraelit, barazimit me Zvicrën dhe humbjes nga Bjellorusia.

Shqipëria ka rënë nga pozita e 59-të në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë. 

Laboratori RIOLAB Mjekësi Rr.Luigj Gurakuqi, 23000 Suharekë,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende23 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë