UEFA dënon Arnautovicin për fyerjet ndaj shqiptarëve

16.06.2021

Marko Arnautovic nuk ka të drejtë të luajë një ndeshje. UEFA e ka pezulluar për një ndeshje sulmuesin e Austrisë, pasi u vërtetua se ai i fyeu dy futbollistë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën. Gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, 32-vjeçari […]

UEFA dënon Arnautovicin për fyerjet ndaj shqiptarëve Foto: Ilustrim

Marko Arnautovic nuk ka të drejtë të luajë një ndeshje.

UEFA e ka pezulluar për një ndeshje sulmuesin e Austrisë, pasi u vërtetua se ai i fyeu dy futbollistë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën.

Gjatë festimit të golit në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, 32-vjeçari i fyeu Egzon Bejtulahin dhe Ezgjan Alioskin, të cilët kanë rrënjë shqiptare.