UEFA bën të ditur datat e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve

Kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga rikthimi i garës më të madhe evropiane për klube, Ligës së Kampionëve.

Tanimë dihen çiftet e 1/8 së finales ku Barcelona – Paris Saint Germain është dueli më interesant në këtë rang garash.

Ndeshja e parë mes këtyre dy gjigantëve evropian do të zhvillohet në Camp Nou më 16 shkurt, ndërsa në këtë ditë luhet edhe takimi tjetër mes RB Leipzig dhe Liverpool.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Një ditë më vonë Porto do të jetë nikoqir i Juventusit, ndërsa në Spanjë, Sevilla do të pres Dortmundin.

Më 23 shkurt do të luhet dueli tjetër shumë interesant mes Atletico Madrid dhe Chelsea, ndërsa po të njëjtën ditë takohen Lazio – Bayern Munich.

Ndërkohë më 24 shkurt në Bergamo, befasia më e këndshme Atalanta do të mirëpres Real Madridin, ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite është ajo mes Borussia Moenchegladbach dhe Manchester City.

Datat e ndeshjeve të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve:

Ndeshjet e para:
16 shkurt
RB Leipzig v Liverpool
Barcelona v Paris Saint-Germain

17 shkurt
Porto v Juventus
Sevilla v Borussia Dortmund

23 shkurt
Lazio v Bayern Munich
Atletico Madrid v Chelsea

24 shkurt
Borussia M’Gladbach v Manchester City
Atalanta v Real Madrid

Ndeshjet e kthimit:
9 mars
Juventus v Porto
Borussia Dortmund v Sevilla

10 mars
Liverpool v RB Leipzig
Paris Saint-Germain v Barcelona

16 mars
Manchester City v Borussia M’Gladbach
Real Madrid v Atalanta

17 mars
Bayern Munich v Lazio
Chelsea v Atletico Madrid /Telegrafi/

RAPORTO