Hidhet shorti i 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, superpërballje
Është hedhur shorti i fazës së 1/8-tës së finales në Liga e Kampionëve, duke sjellë përballje spektakolare mes gjigantëve të futbollit evropian.
Tetë ndeshje mjaft të forta pritet të zhvillohen, teksa gara për trofeun më prestigjioz të klubeve në Evropë mbetet plotësisht e hapur.
Vëmendja kryesore do të përqendrohet te dueli mes Real Madrid dhe Manchester City, një përballje që po përsëritet për të pestin sezon radhazi në fazat eliminatore.
Po ashtu, interes i madh pritet edhe në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Chelsea.
Përballjet e tjera të shortit janë:
Atalanta – Bayern Munich
Newcastle United – Barcelona
Galatasaray – Liverpool
Bodø/Glimt – Sporting CP
Bayer Leverkusen – Arsenal
Atletico Madrid – Tottenham Hotspur
Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen më 10 dhe 11 mars, ndërsa takimet e kthimit janë planifikuar për javën pasuese.
