Trepça mposht Golden Eagle Yllin në Suharekë

  • 12.03.2022
Trepça mposht Golden Eagle Yllin në Suharekë

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi 4:13, e më pas ngritën epërsinë në dhjetë pikë, 8:18, sa përfundoi çereku i parë. Por, therandasit u rikthyen shpejt, duke barazuar shifrat në 22:22, e më pas kaluan në epërsi 23:22, por pesë pikë radhazi nga ‘Xehetarët’ bënë që pjesa e parë të përfundojë me rezultat 23:27.

Pjesa e dytë ishte shumë interesante, me të dy skuadrat që luftonin për çdo top në parket. Basketbollistët mitrovicas sërish shkëputen në 11 pikë, 30:41, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 37:46.


Kampionët e Kosovës i nisën dhjetë minutat e fundit për mrekulli, duke afruar shifrat në 45:47, e më pas zhvillohet lojë interesante, por në çastet vendimtare, mitrovicasit ishin më të vëmendshëm, duke triumfuar 63:67.  

Te Golden Eagle Ylli u dallua Erjon Kastrati me 19 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Trepça u dalluan Rodney Purvis me 19 pikë, Andrew Gordon me 12 pikë e shtatë kërcime dhe Drilon Hajrizi me tetë pikë e 11 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 16 fitore e pesë humbje, kurse Trepça ka 15 fitore e shtatë humbje.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë