Trajneri i La Fioritas flet para ndeshjes ndaj FC Ballkanit: Janë një ekip agresiv

19.07.2022

Trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni ka folur para ndeshjes ndaj kampionit të Superligës së Kosovës, FC Ballkanit. Lasagni ka theksuar se e vlerëson lartë skuadrën kosovare, duke shtuar se ata kanë një përbërje sulmuese. Ai ka thënë se Ballkani është një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin. […]

Trajneri i La Fioritas flet para ndeshjes ndaj FC Ballkanit: Janë një ekip agresiv Foto: Ilustrim

Trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni ka folur para ndeshjes ndaj kampionit të Superligës së Kosovës, FC Ballkanit.

Lasagni ka theksuar se e vlerëson lartë skuadrën kosovare, duke shtuar se ata kanë një përbërje sulmuese.

Ai ka thënë se Ballkani është një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin.

Po ashtu, Lasagni ka shtuar se klubi suharekas janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë.

“Një raund i dytë është gjithmonë sfidues, por mendoj se mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Kam parë shumë ndeshje. Ata janë një ekip agresiv, që luajnë shumë lart dhe që e nisin nga fundi aksionin. Një formacion mjaft sulmues. Luajnë kryesisht me 4-3-3 ose 4-2-3-1. Ata janë shumë fizikë dhe të shpejtë, një ekip i mirë”, tha në konferencë trajneri i La Fioritas, Oscar Lasagni.

Trajneri i La Fioritas ka thënë se do ta adoptojnë qasjen e tyre taktike që e karakterizojnë gjatë gjithë vitit, duke shtuar se nuk do të ndryshojnë frymën e lojës për aq sa është e mundur.

“Ne gjithmonë do të adoptojmë qasjen tonë taktike që na ka karakterizuar gjatë gjithë vitit. Ne nuk do të ndryshojmë frymën tonë të lojës dhe për aq sa është e mundur, do të përpiqemi të luajmë një lojë sulmuese”, shtoi Lasagni.

Ndryshe, ndeshja mes La Fioritas dhe FC Ballkani zhvillohet sot (e martë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “San Marino Stadium”, kurse ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.