Trajneri i Kombëtares së Kosovës: Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi

05.06.2021

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar ndeshjen miqësore ndaj Maltës. Kosova shënoi fitore të vështirë ndaj Maltës me rezultat 2:1. Por, Challandes u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij. “Ishte një ndeshje e mirë por nuk ishim të mirë në finalizim. Kemi pasur raste mjaft të mira, me aksione mjaft të […]

Trajneri i Kombëtares së Kosovës: Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi Foto: Ilustrim

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka komentuar ndeshjen miqësore ndaj Maltës.

Kosova shënoi fitore të vështirë ndaj Maltës me rezultat 2:1.

Por, Challandes u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.

“Ishte një ndeshje e mirë por nuk ishim të mirë në finalizim. Kemi pasur raste mjaft të mira, me aksione mjaft të mira.

Por, na mungoi finalizimi. Ishte një javë e mirë për ne me dy ndeshje miqësore”, deklaroi Challandes për SSK.

“Unë jam i kënaqur me punën e gjithë ekipit, por mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jo, nuk besoj se skuadra kishte mungesë motivimi.

Ata mendoj se nga fundi janë ndjerë më të lodhur sepse vrapuan shumë”, u shpreh ai.