17 fitore, 14 humbje – këto janë statistikat e Challandes në krye të Kosovës

10.10.2021

Në grupin B Kosova ka vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe renditet e parafundit, me vetëm Gjeorgjinë që është e fundit me një pikë. Kjo ka bërë që trajneri Bernard Challandes të vihet përsëri nën syrin e kritikave për paraqitjet jo të mira të ekipit. Në fakt, statistikat e përgjithshme prej ardhjes së trajnerit […]

17 fitore, 14 humbje – këto janë statistikat e Challandes në krye të Kosovës Foto: Ilustrim

Në grupin B Kosova ka vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe renditet e parafundit, me vetëm Gjeorgjinë që është e fundit me një pikë.

Kjo ka bërë që trajneri Bernard Challandes të vihet përsëri nën syrin e kritikave për paraqitjet jo të mira të ekipit.

Në fakt, statistikat e përgjithshme prej ardhjes së trajnerit zviceran ne krye të Kosovës nuk janë aspak të mira, transmeton RTK.

Në total, Challandes e ka drejtuar Kosovës në 39 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, 14 i ka humbur dhe në tetë prej tyre ka barazuar.

Situata nuk qëndron aspak mirë edhe sa i përket goldallimit. “Dardanët” nën udhëheqjen e tij i ka shënuar 58 gola ndërsa i kanë pranuar 47 sosh.