Trajneri i Juves pas fitores ndaj Milanit: Treguam se kush komandon në kampionat

07.01.2021

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk i ka kursyer kunjat, pas triumfit 1-3 në transfertë ndaj Milanit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport”, 41-vjeçari, pretendon se goli i Kalabrias u shënua pas një faulli, teksa shprehet se skuadra e tij tregoi kush komandon në kampionat. “Zhvilluam një ndeshje të mirë. Në fushë pashë shpirtin […]

Trajneri i Juves pas fitores ndaj Milanit: Treguam se kush komandon në kampionat Foto: Ilustrim

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, nuk i ka kursyer kunjat, pas triumfit 1-3 në transfertë ndaj Milanit.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Sky Sport”, 41-vjeçari, pretendon se goli i Kalabrias u shënua pas një faulli, teksa shprehet se skuadra e tij tregoi kush komandon në kampionat.

“Zhvilluam një ndeshje të mirë. Në fushë pashë shpirtin e një skuadre që dëshiron të udhëheqë dhe të fitojë gjithmonë. Ishim të vëmendshëm dhe të përqendruar, treguam se kush komandon në kampionat. Të shohim në muaj e ardhshëm se ku do të jemi në renditje.

Goli i Kalabrias? Gjyqtari duhet të fishkëllente te fualli i Çalhanoglu ndaj Rabiot. Gjithsesi është e vërtetë që ekipi nuk ishte i pozicionuar mirë në ato momente.

Forma e Dibalës? Ai nuk është akoma në formën më të mirë, ne kemi nevojë që ai të kthehet në formën e tij më të mirë. Nuk do të them asgjë për rinovimin e tij, nuk varet nga unë”, u shpreh ndër të tjera Pirlo.