Të parët në Ligën Unike dhe Superligë, Golden Eagle Ylli: Asgjë e re jemi aty ku na takon
Këto xhiro dhuruan ndeshje tejet interesante, ku derbi në Ligën Unike ishte ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Prizreni-16. Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është shpallur kampion vjeshtor në Ligën Unike e përbashkët me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me […]
Këto xhiro dhuruan ndeshje tejet interesante, ku derbi në Ligën Unike ishte ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Prizreni-16.
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli është shpallur kampion vjeshtor në Ligën Unike e përbashkët me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe në Superligën e Kosovës.
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Prizrenit 16 me rezultat 69:52 (11:10, 20:11, 15:20, 23:11), në derbin e javës së shtatë të Ligës Unike, që është xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.
Në çerekun e parë të ndeshje kishte shumë gabime nga skuadrat dhe nuk ishin shumë të sakta, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 11:10, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen në rezultat. Skuadrat paksa u këndellën në periudhën e dytë, ku vendasit ishin më të mirë, duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, sa përfundoi pjesa e parë, që u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara në këtë pjesë. Në periodën e tretë më të mirë ishin mysafirët që shkrinë epërsinë, për të barazuar shifrat në 39:39, por më pas për një nuancë ishin më të mirë vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:41. Në dhjetë minutat e fundit, kampionët vetëm sa e thelluan epërsinë më shumë, ku më e larta ishte 69:50, ndërsa në fund triumfuan me shifrat 69:52.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 16 pikë e 14 kërcime, shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Prizreni 16 më i dalluari ishte Ivan Koljeviq me 14 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.
Golden Eagle Ylli e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa në Superligën e Kosovës klubi suharekas e përfundon gjysmë sezonën në vendin e parë me 10 fitore, 4 humbje dhe 24 pikë.
Përmes një postimi në Facebook, Golden Eagle Ylli ka shkruar se asgjë e re jemi aty ku na takon.
“Asgjë e re jemi aty ku na takon!!!
Ec atyyy”, ka shkruar KB Ylli në Facebook.

