Të dielën superndeshje në Superligë, Feronikeli – Ballkani

26.11.2021

Kjo xhiro do të hapet me ndeshjen Ulpiana – Prishtina, e cila zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen ndeshjet e radhës të kësaj xhiroje mjaft të nxehta. Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet ndeshja Feronikeli – Ballkani, ku kjo ndeshje […]

Të dielën superndeshje në Superligë, Feronikeli – Ballkani Foto: Ilustrim

Kjo xhiro do të hapet me ndeshjen Ulpiana – Prishtina, e cila zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Ndërkaq, të dielën do të zhvillohen ndeshjet e radhës të kësaj xhiroje mjaft të nxehta.

Me fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet ndeshja Feronikeli – Ballkani, ku kjo ndeshje do të luhet në Gllogoc, në stadiumin Rexhep Rexhepi.

Po ashtu, gjatë kësaj dite zhvillohen edhe ndeshjet si Malisheva – Drenica dhe Llapi – Gjilani.

Ndërsa, kjo xhiro do të përmbyllet të hënën më 29 nëntor, me ndeshjen Drita – Dukagjini, e cila zhvillohet me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Superliga e Kosovës – xhiro e 16-të

E shtunë
Ulpiana – Prishtina, ora 13:00.

E diel
Malisheva – Drenica, ora 13:00;
Feronikeli – Ballkani, ora 13:00;
Llapi – Gjilani, ora 13:30;

E hënë
Drita – Dukagjini, ora 13:00.