Të dielën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Feronikeli

Xhiroja e 20-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet të premten, shtunën dhe dielën.
Vëmendja më e madhe pritet të jetë në Suharekë, aty ku Ballkani i bënë konak Feronikelit.
Ky takim luhet të delen nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Po ashtu në kuadër të kësaj xhiro-je nesër zhvillohet ndeshja ndërmjet të Arbërisë dhe Prishtinës.
Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Dritës dhe Trepça ‘89 dhe ajo Drenica ndaj Besës.
Ndërsa të dielën përveç ndeshjes Ballkani – Feronikeli, në këtë ditë zhvillohet edhe ndeshja Llapi – Gjilani.