Të dielën ndeshja Llapi – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

26.02.2021

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 22-të në Superligë. Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Llapin që do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ndeshja do të gjykohet nga Shpëtim Murtezi, i cili do të […]

Të dielën ndeshja Llapi – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 22-të në Superligë.

Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Llapin që do të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 13:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshja do të gjykohet nga Shpëtim Murtezi, i cili do të asistohet nga Fatlum Jashari, Meriton Berisha e Burim Jahmurataj.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmendi dhe delegat Skender Jashari.