Të dielën ndeshja Ballkani-Trepça ‘89, i besohet këtij gjyqtari
- 14.05.2021

Në këtë fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e xhiro së 35-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.
Në kuadër të kësaj jave Ballkani do të presë Trepçën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00.
Ndeshjen Ballkani – Trepça ‘89 pritet ta drejtojë treshja: Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Elvis Bicaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Genc Nuza.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Idriz Kelmendi dhe delegat Skender Jashari.
