Të dielën garë e nxehtë mes dy “titanësh”, Arbenit Beqiraj vs. Blerim Aliu

05.11.2021

Dashamirët e motoçiklizmit do të kenë rastin të shijojnë atraksione plotë adrenalinë qe sjell kjo garë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë pritet të tregojnë pasionin e tyre jo vetem sportiv por edhe emocional e atraktiv. Ajo që pritet ështe performanca individuale e pjesëmarrësve në garë, e në veçanti e dy “titanëve” të kësaj gare, Arbenit […]

Të dielën garë e nxehtë mes dy “titanësh”, Arbenit Beqiraj vs. Blerim Aliu Foto: Ilustrim

Dashamirët e motoçiklizmit do të kenë rastin të shijojnë atraksione plotë adrenalinë qe sjell kjo garë, ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë pritet të tregojnë pasionin e tyre jo vetem sportiv por edhe emocional e atraktiv.

Ajo që pritet ështe performanca individuale e pjesëmarrësve në garë, e në veçanti e dy “titanëve” të kësaj gare, Arbenit Beqiraj dhe Blerim Aliut.

Bazuar në rezultatet e deritashme të këtyre dy garuesëve, gara pritet të jetë e nxehtë, pasionante dhe atraktive që shikuesit do i mbërthej në një ekzaltim emocional.

Klubi Motocross Theranda në të cilin janë me dhjetra anëtarë aktiv, është një nga klubet më të mira në Kosovë ndërkohë që me rezultatet e arritura i kalon dimensionet nacionale meqë anëtarë të këtij klubi kanë arritur suksese të larta edhe në gara të ndryshme jashtë Kosovës.

Bazuar në këto, të dielën do kemi rastin që të shikojmë një nga garat më prestigjioze të kësaj natyre që do jetë rast për tu përballur me adrenalinën e kësaj gare.