Të dielën ndezet BARUTI në Gjilan!

23.09.2022

Dashamirët e motoçiklizmit do të kenë rastin që këtë të dielë të shijojnë atraksione plotë adrenalinë që sjell gara e motocrossit në Gjilan, ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë pritet të tregojnë pasionin e tyre jo vetem sportiv por edhe emocional e atraktiv. Ajo që pritet me padurim edhe është performanca individuale e pjesëmarrësve në garë, […]

Të dielën ndezet BARUTI në Gjilan! Foto: Ilustrim

Dashamirët e motoçiklizmit do të kenë rastin që këtë të dielë të shijojnë atraksione plotë adrenalinë që sjell gara e motocrossit në Gjilan, ndërsa pjesëmarrësit në këtë garë pritet të tregojnë pasionin e tyre jo vetem sportiv por edhe emocional e atraktiv.

Ajo që pritet me padurim edhe është performanca individuale e pjesëmarrësve në garë, e në veçanti e “titanit” të kësaj gare, Arbenit Beqiraj a.k.a. BARUTI.

Bazuar në rezultatet e deritashme të Beqirajt, gara pritet të jetë e nxehtë, pasionante dhe atraktive që shikuesit do i mbërthej në një ekzaltim emocional.

Edhe pse në garat e fundit BARUTI është sfiduar me lëndime ai premton që e diela do të jetë dita e tij.

Bazuar në këto, të dielën do kemi rastin që të shikojmë një nga garat më prestigjioze të kësaj natyre që do jetë rast për tu përballur me adrenalinën e kësaj gare.