Të dielën derbi në Superligë, Gjilani – Ballkani
Kjo xhiro hapet sot me duelin Dukagjini – Malisheva, skuadra këto që po ‘luftojnë’ për t’i ikur zonës së rrezikshme, ku kjo ndeshje zhvillohet me fillim prej orës 14:00. Ndërsa Superliga vazhdon të shtunën edhe me dy ndeshje, ku do të përballen Ulpiana – Drita dhe Prishtina – Llapi, duele këto që parashikohet të prodhojnë […]
Kjo xhiro hapet sot me duelin Dukagjini – Malisheva, skuadra këto që po ‘luftojnë’ për t’i ikur zonës së rrezikshme, ku kjo ndeshje zhvillohet me fillim prej orës 14:00.
Ndërsa Superliga vazhdon të shtunën edhe me dy ndeshje, ku do të përballen Ulpiana – Drita dhe Prishtina – Llapi, duele këto që parashikohet të prodhojnë sfida interesante, sepse pikët janë tejet të rëndësishme për secilën skuadër.
Të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, ku do të ballafaqohet Drenica – Feronikeli dhe Gjilani – Ballkani.
Kryederbi i kësaj xhiro është ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën me fillim prej orës 13:30, në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Në takimin Gjilani – Ballkani, do të ndajnë drejtësi Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Besnik Morina, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.
Ndërkaq në VAR do të jetë Dardan Çaka, në AVAR Elvis Bicaj, operator Bergin Demaj, vëzhgues i gjyqtarëve është caktuar Isa Mustafa dhe delegat do të jetë Senad Hamziq.
Superliga e Futbollit të Kosovës – Java 27
E premte
14:00 Dukagjini – Malisheva.
E shtunë
14:00 Prishtina – Llapi;
14:00 Ulpiana – Drita.
E diel
13:30 Gjilani – Ballkani;
14:00 Drenica – Feronikeli.