Të dielën derbi në Suharekë, Ballkani – Prishtina

21.10.2021

Gjatë kësaj fundjave në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku spikat derbi që do të luhet në Suharekë. Të shtunën zhvillohen tri ndeshje hapëse, ku Llapi e pret Dritën në Podujevë, në stadiumin në Merdarë, ku ky takim zhvillohet me fillim prej orës 13:00. Ndeshja […]

Të dielën derbi në Suharekë, Ballkani – Prishtina Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj fundjave në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen ndeshje tejet interesante, ku spikat derbi që do të luhet në Suharekë.

Të shtunën zhvillohen tri ndeshje hapëse, ku Llapi e pret Dritën në Podujevë, në stadiumin në Merdarë, ku ky takim zhvillohet me fillim prej orës 13:00.

Ndeshja Llapi – Drita, do të drejtohet nga treshja Genc Nuza, Lumturije Muhadri dhe Bujar Selimaj, ndërkaq gjqytar i katërt do të jetë Arben Halilaj, VAR: Ilir Mehmeti, AVAR: Elvis Bicaj, Operator: Arianit Rrmoku dhe Vëzhgues i gjyqtarëve: Feriz Parllaku.

Po ashtu, të shtunën do të luhet edhe takimi mes Gjilanit dhe Feronikelit në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku edhe kjo ndeshje zhvillohet me fillim prej orës 13:00.

Ndeshja Gjilani – Feronikeli, do të drejtohet nga treshja Visar Kastrati, Granit Hyseni dhe Driton Rexhepi, ndërkaq gjqytar i katërt do të jetë Eridon Podvorica, VAR: Burim Jahmurataj, AVAR: Edmond Zeqiri, Operator: Genc Heta dhe Vëzhgues i gjyqtarëve: Vehbi Brahimi.

Gjithashtu, ndeshje interesante e së shtunës pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Ulpianës, ku ky takim do të zhvillohet në stadiumin e “Liman Gegaj” në Malishevë me fillim prej orës 13:00.

Ndeshja Malisheva – Ulpiana, do të drejtohet nga treshja Bardh Ajeti, Meriton Berisha dhe Bashkim Hyseni, ndërkaq gjqytar i katërt do të jetë Gramos Shala, VAR: Mentor Ajeti, AVAR: Fatmir Sekiraqa, Operator: Shpetim Berisha dhe Vëzhgues i gjyqtarëve: Arton Tahiri.

Ndërsa, të dielën do të luhet takimi Drenica – Dukagjini, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me fillim prej orës 13:00.

Ndeshja Drenica – Dukagjini, do të drejtohet nga treshja Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani, ndërkaq gjqytar i katërt do të jetë Besfor Kasumi, VAR: Valbon Hoxha, AVAR: Eridon Podvorica, Operator: Valon Bllacaku dhe Vëzhgues i gjyqtarëve: Ilir Shuleta.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, të dielën do të zhvillohet derbi i javës së 11-të të Superligës, ku do të përballet Ballkani me Prishtinën, takim ky që do të zhvillohet me fillim prej orës 13:30.

Ndeshja Ballkani – Prishtina, do të drejtohet nga treshja Dardan Çaka, Fatlum Berisha dhe Alban Ejupi, ndërkaq gjqytar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj, VAR: Mervan Bejtullahu, AVAR: Lumturije Muhadri, Operator: Bergin Demaj dhe Vëzhgues i gjyqtarëve: Mustafa Domi.