Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante

24.12.2023

Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të. Në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje. Të dy skuadrat synojnë fitoren për […]

Superliga e basketbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të.

Në Prizren do të takohen Istogu dhe Proton Cable Prizreni. Istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e nëntë humbje.

Të dy skuadrat synojnë fitoren për synimet që kanë për këtë edicion.

Kjo fundjave mbyllet me sfidën mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Bardhekaltrit numërojnë tetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë shtatë fitore e gjashtë humbje, andaj pritet një sfidë interesante në kryeqytet.

Superliga / Java e 14-të

Sot takohen:

17:00, Istogu-Proton Cable Prizren

19:00, Sigal Prishtina-Vëllaznimi