Sonte ndeshje interesante në Superkupën e Kosovës, Golden Eagle Ylli ndaj Bashkimit

02.09.2021

Tetë skuadrat e elitës do të përballen për trofeun e çmuar të Superkupës. Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë garat e Superkupës në Prishtinë, aty ku priten ndeshje shumë interesante, nga 1 deri më 5 Shtator. Dje u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të Superkupës, ajo në mes të Prizreni-16 – Drita dhe […]

Sonte ndeshje interesante në Superkupën e Kosovës, Golden Eagle Ylli ndaj Bashkimit Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Tetë skuadrat e elitës do të përballen për trofeun e çmuar të Superkupës.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë garat e Superkupës në Prishtinë, aty ku priten ndeshje shumë interesante, nga 1 deri më 5 Shtator.

Dje u zhvilluan dy ndeshje në kuadër të Superkupës, ajo në mes të Prizreni-16 – Drita dhe Peja – Sigal Prishtina.

Takimet po zhvillohen pa shikues, për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Sonte do të zhvillohet ndeshja e radhës e Superkupës së Kosovës, ku Golden Eagle Ylli do të takohet me Bashkimin.

Ndeshja e sotme mes KB Yllit dhe KB Bashkimit zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim prej orës 19:00.