Sulmuesi i Ballkanit paralajmëron Dritën: Ndaj tyre vetëm për fitore

02.03.2020

Pas derbit me Prishtinën, Ballkani i Suharekës do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë edhe këtë mesjavë. Suharekasit, si vendas takohen ndaj Dritës,. Dy skuadrat, aktualisht gjenden në dy pozitat e para në tabelë, me Ballkanin që numëron vetëm një pikë më shumë. Sfidën ndaj Dritës, sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani e ka cilësuar si […]

Pas derbit me Prishtinën, Ballkani i Suharekës do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë edhe këtë mesjavë.

Suharekasit, si vendas takohen ndaj Dritës,.

Dy skuadrat, aktualisht gjenden në dy pozitat e para në tabelë, me Ballkanin që numëron vetëm një pikë më shumë.

Sfidën ndaj Dritës, sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani e ka cilësuar si mjaft të vështirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi Drita ka ekip shumë të mirë.

Ne do të t’i qasemi kësaj ndeshje maksimalisht, kështu që do të futemi vetëm për fitore”, tha Magani, për GazetaOlle.

I pyetur lidhur me rikthimin e Dakut nga lëndimi, dhe debutimin e tij te Ballkani, sulmuesi shqiptar tha: “Daku është futbollist dhe shok i mirë, më vjen mirë që është rikthyer, por ne kemi një qëllim dhe sa herë të na epet rasti do bëjmë më të mirën për Ballkanin”, përfundoi Magani.

25 vjeçari nga Elbasani, ka shënuar tre gola këtë edicion në fanellën e Ballkanit.

Kujtojmë, për Maganin është ky edicioni i tretë në Superligën e Kosovës, pasi më parë ka luajtur edhe te Liria dhe Feronikeli.