Statovci: Ballkani – Drita, ishte sikurse ndeshje boksi!

15.03.2021

Derbi i xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues. Dueli i luajtur të dielën në stadiumin e qytetit të Suharekës, ka përfunduar pa gola. Faruk Statovci sfidën e cila përfundoi me rezultat 0:0 e vlerësoi si ndeshje boksi. “Ishte sikurse ndeshje boksi për faktin se […]

Statovci: Ballkani – Drita, ishte sikurse ndeshje boksi! Foto: Ilustrim

Derbi i xhiros së 25 të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Ballkanit dhe Dritës ka përfunduar pa fitues.

Dueli i luajtur të dielën në stadiumin e qytetit të Suharekës, ka përfunduar pa gola.

Faruk Statovci sfidën e cila përfundoi me rezultat 0:0 e vlerësoi si ndeshje boksi.

“Ishte sikurse ndeshje boksi për faktin se të dyja ekipet pritën gabimet e njëra-tjetrës, sikurse boksierët në ring”, ka thënë Statovci për emisionin “Kampionët”

Statovci tha se ka pritur më shumë nga kjo ndeshje.

“Duke e ditur se të dyja ekipet kanë lojtarë shumë cilësor, kam pritur më shumë në këtë sfidë. Mendoj se ky barazim më shumë i ka konvenuar Dritës”, deklaroi Faruk Statovci.

Me këtë barazim, Drita mbetet në krye të tabelës me 54 pikë, dy më shumë se Ballkani që zë vendin e dytë. Ndërkohë, Prishtina është e treta me 50 pikë të tubuara.