Statistika, Golden Eagle Ylli me mbrojtjen më të mirë, Peja me sulmin më të mirë

22.12.2021

Sulmin më të mirë në elitën e basketbollit, e ka Peja, që në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje. Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë në Superligë e ka Golden Eagle Ylli, që […]

Statistika, Golden Eagle Ylli me mbrojtjen më të mirë, Peja me sulmin më të mirë Foto: Ilustrim

Sulmin më të mirë në elitën e basketbollit, e ka Peja, që në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje.

Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë në Superligë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 1037 pikë ose 74 pikë për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka pranuar 1527 pikë ose 109 pikë për ndeshje.

Ylli dhe Trepça e përfunduan stinorin vjeshtor me dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Drita ishte skuadra e vetme pa fitore, duke pësuar 14 humbje në 14 ndeshje të zhvilluara.