Sot përballen Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni

12.03.2023

E diela nuk do të mbetet pa surpriza për adhuruesit e basketbollit. Në palestrën “13 qershori” në Suharekë do të jetë një përballje mjaft e fortë. Në Prince Caffe Superligën karshi njëri-tjetrit në parket do të dalin basketbollistët e Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit. Loja do të nis nga ora 19:00. Skuadra nga Suhareka […]

Sot përballen Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

E diela nuk do të mbetet pa surpriza për adhuruesit e basketbollit.

Në palestrën “13 qershori” në Suharekë do të jetë një përballje mjaft e fortë.

Në Prince Caffe Superligën karshi njëri-tjetrit në parket do të dalin basketbollistët e Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.

Loja do të nis nga ora 19:00.

Skuadra nga Suhareka aktualisht gjendet në vendin e katërt me 41 pikë kurse prizrenasit gjendet në vendin e parafundit me 31 pikë.