Sot ndeshje interesante në Superligë, Peja – Golden Eagle Ylli

25.09.2022

Xhiroja e tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje interesante. Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje. Takimi pritet të jetë mjaft interesant, […]

Sot ndeshje interesante në Superligë, Peja – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Xhiroja e tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë ndeshje interesante.

Përballja kryesore zhvillohet në “Karagaçi” ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit.

Pejanët janë kampionë të Ligës Unike, kurse therandasit kampionë të Kosovës. Peja ka dy fitore në këtë edicion, kurse Ylli dy humbje. Takimi pritet të jetë mjaft interesant, siç ka ndodhur në takimet e fundit mes tyre.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është derbi i Prizrenit mes Bashkimit dhe Ponte Prizrenit. Bashkimi ka një fitore e një humbje, kurse Ponte dy humbje në dy ndeshjet e para.

Java 3

E diel

17:00 Peja – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Ponte Prizreni