Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Besa

10.04.2021

Gjatë ditës së sotme fillojnë të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave, sot FC Ballkani do të presë FC Besën në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim […]

Sot ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Besa Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme fillojnë të zhvillohen ndeshjet e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Në kuadër të kësaj jave, sot FC Ballkani do të presë FC Besën në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet me fillim prej orës 15:00.

Këtë ndeshje pritet ta gjykojë treshja: Ilir Mehmeti, Edmond Zeqiri dhe Meriton Berisha, ndërsa gjyqtar i katërt Arben Halilaj, vëzhgues i gjyqtarëve Mustafa Domi dhe delegat Afrim Nebihu.

Aktualisht Ballkani gjendet në vendin e dytë në tabelë me 55 pikë, derisa Besa në vendin e fundit me 10 pikë.