Sot ndeshja e fundit e sezonës 2020/21: Kush do të jetë skuadra e 10-të e Superligës?
Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, ku është edhe ndeshja e fundit për sezonën 2020/21. Në këtë ndeshje të barazhit do të përballet Trepça ’89 ndaj Dukagjinit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyetet me fillim prej orës 16:00. Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do […]
Sot do të zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës, ku është edhe ndeshja e fundit për sezonën 2020/21.
Në këtë ndeshje të barazhit do të përballet Trepça ’89 ndaj Dukagjinit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqyetet me fillim prej orës 16:00.
Kjo ndeshje do të përcaktojë se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e Superligës në edicionin e ardhshëm.
Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të.
E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça’89.