Sot derbi në Suharekë, KB Golden Eagle Ylli ndaj KB Rahoveci

02.03.2022

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjellë përballje interesante. Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje. Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore […]

Sot derbi në Suharekë, KB Golden Eagle Ylli ndaj KB Rahoveci Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjellë përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit.

Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje. Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Superligë, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.

Derbi në mes të Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Përmes një njoftimi, klubi basketbollistik nga Suhareka ka bërë të ditur se në këtë ndeshje pritet edhe debutimi i Chris Harris.

Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë “Play-off”in dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.

Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.

Liga Unike – Java 11

E mërkurë
16:00 Teuta – Kamza
17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci

E enjte
17:00 Peja – Tirana
19:00 Prizreni 16 – Vllaznia