Sot derbi në Ligën Unike, KB Peja – KB Golden Eagle Ylli

27.01.2022

Padyshim që ndeshja derbi shihet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet sot (e enjte). Sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet nënkampionit dhe kampionit, si dhe vendit të dytë në renditje kundër vendit të parë. Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, edicionin e kaluar dhe për titull në […]

Sot derbi në Ligën Unike, KB Peja – KB Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Padyshim që ndeshja derbi shihet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet sot (e enjte).

Sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet nënkampionit dhe kampionit, si dhe vendit të dytë në renditje kundër vendit të parë. Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, edicionin e kaluar dhe për titull në Kosovë, ku kishte triumfuar skuadra suharekase.

Pejanët kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse suharekasit shtatë fitore dhe një humbje. Në përballjen e këtij edicioni kishte fituar Ylli me rezultat 93:92.

Ndërkaq, dje janë zhvilluar dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje, ku Teuta e priti Rahovecin, ku takimi ishte shumë interesant, ku durrësakët arritën të fitojnë me rezultat 83:80 (23:17, 22:23, 24:15, 14:25), në xhiron e nëntë të Ligës Unike.

Po ashtu, dje u zhvillua edhe ndeshja mes Prizreni 16 dhe Tiranës, ku prizrenasit arritën të fitojnë me rezultat 107:89 (22:27, 27:25, 25:17, 33:20).

Ndryshe, ndeshja mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit zhvillohet sot me fillim prej orës 19:00, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën “Karagaqi” në Pejë.