Sonte ndeshja e tretë gjysmëfinale të playoff-it, Golden Eagle Ylli – Rahoveci

Sonte ndeshja e tretë gjysmëfinale të playoff-it, Golden Eagle Ylli – Rahoveci
Çlirim Gashi

30.04.2021 / Sport

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjet tashmë zhvendosen në Pejë dhe Therandë, ku gjithashtu do të zhvillohen edhe sfidat e katërta gjysmëfinale, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finalen e madhe.

Përballje shumë interesante pritet ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit, ashtu siç ishin edhe takimet e fundit. Ndeshjen e parë e fitoi Peja me shifrat 92:100, ndërsa takimin e fundit e fituan prizrenasit 112:111 pas vazhdimeve me një tre pikësh nga Divine Myles në sekondat e fundit. Takimet mes tyre ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet të premten mbrëma.

1:1 është seria edhe ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, duke e bërë shumë të paqartë se kush do të kualifikohet në finale. Dy sfidat e para u zhvilluan në Rahovec, kurse sfidat e dyta do të zhvillohen në Therandë. Takimin e parë e fituan Vreshtarët 69:66, kurse të dytin therandasit 62:70. Në vitet e fundit përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të premten dhe të dielën.

Ndeshjet e treta gjysmëfinale

E premte
17:00 Peja – Ponte Prizreni (1:1)
20:15 Golden Eagle Ylli – Rahoveci (1:1)

RAPORTO