Sonte ndeshja e tretë çerekfinale në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi

23.04.2021

Sonte në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “Play-off”-it. Ndeshjet e sotme janë vendimtare, pasi që kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale. Ndeshja e tretë çerekfinale është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku pritet të zhvillohet me fillim prej orës 20:15 në palestrën sportive “13 Qershori” […]

Sonte ndeshja e tretë çerekfinale në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Bashkimi Foto: Ilustrim

Sonte në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohen ndeshjet e treta çerekfinale të “Play-off”-it.

Ndeshjet e sotme janë vendimtare, pasi që kush fiton do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Ndeshja e tretë çerekfinale është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku pritet të zhvillohet me fillim prej orës 20:15 në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Në sfidën e parë fituan prizrenasit pas vazhdimeve 79:94, ndërsa në përballjen e dytë fituan suharekasit 76:89. Kush fiton sonte do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, që përfundoi garat e rregullta në vendin e dytë.

Po ashtu sonte do të zhvillohet klasikja e basketbollit të Kosovës mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të përcaktojë gjysmëfinalistin e parë.

Pejanët fituan ndeshjen e parë 106:77, ndërsa në takimin e dytë fituan prishtinasit 93:92. Në gjysmëfinale i pret Ponte Prizreni, që e përfundoi kampionatin në vendin e parë.

Orari
E premte

17:00 Peja – Sigal Prishtina  1:1
20:15 Golden Eagle Ylli – Bashkimi  1:1

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More