Sonte ndeshja e dytë e playoff-it, Bashkimi – Golden Eagle Ylli

20.04.2021

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll. Në ndeshjet e dytë të playoff-it do të përballet Bashkimi ndaj Golden Eagle Yllit. Ky takim pritet të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:15, në palestrën “Sezai Surroi” – Prizren. Në ndeshjen e parë Bashkimi kishte shënuar fitore […]

Sonte ndeshja e dytë e playoff-it, Bashkimi – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Sonte do të zhvillohet ndeshja e dytë çerekfinale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjet e dytë të playoff-it do të përballet Bashkimi ndaj Golden Eagle Yllit.

Ky takim pritet të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:15, në palestrën “Sezai Surroi” – Prizren.

Në ndeshjen e parë Bashkimi kishte shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 79:94 (17:15, 19:28, 24:12, 15:20, 4:19).

Në këtë ndeshje te Ylli u dalluan Gëzim Morina me 17 pikë e 9 kërcime, Lg Gill dhe Erjon Kastrati me nga 18 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 30 pikë e 15 kërcime dhe Christian Lutete me 18 pikë.

Skuadra që shënon dy fitore do të kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret Rahoveci.