Shaqiri, në formacionin e më të mirëve për kualifikimet EURO 2024

26.11.2023

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është pjesë e formacionit të lojtarëve më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024. Ai shkëlqeu në këtë cikël kualifikues, duke luajtur rol vital në kualifikimin e Zvicrës në Evropianin, i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm. Kjo formë e lartë e tij ka bërë që ai të […]

Shaqiri, në formacionin e më të mirëve për kualifikimet EURO 2024 Foto: BIRMINGHAM, ENGLAND - JANUARY 08: Xherdan Shaqiri of Liverpool during the FA Cup Third Round match between Aston Villa and Liverpool at Villa Park on January 8, 2021 in Birmingham, England. (Photo by James Williamson - AMA/Getty Images)

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, është pjesë e formacionit të lojtarëve më të mirë të kualifikimeve për Euro 2024.

Ai shkëlqeu në këtë cikël kualifikues, duke luajtur rol vital në kualifikimin e Zvicrës në Evropianin, i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Kjo formë e lartë e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të këtyre kualifikimeve nga Sofa Score. Shaqiri gjendet në mesin e yjeve si Bruno Fernandes, Kylian Mbappe, Romelu Lukaku, Christian Eriksen etj. Ai është vlerësuar me notën 7.91 për paraqitjet e tij gjatë shtatë ndeshjeve me Zvicrën, përcjell albinfo.ch.

32-vjeçari ishte mjaft produktiv për skuadrën e Murat Yakin, duke kontribuar me dy gola dhe tri asistime në këtë kampanjë.