Sfida e parë për kampionët e Kosovës, Golden Eagle Ylli në FIBA Europe Cup

11.10.2022

Sfida e parë për kampionët e Kosovës në FIBA Europe Cup. Golden Eagle Ylli nesër (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion. Sfida zhvillohet nga […]

Sfida e parë për kampionët e Kosovës, Golden Eagle Ylli në FIBA Europe Cup Foto: Ilustrim

Sfida e parë për kampionët e Kosovës në FIBA Europe Cup.

Golden Eagle Ylli nesër (e mërkurë) do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa do të transmetohet në platoformat Art Motion & Kujtesa.

Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

Derisa kjo është paraqitja e parë për kampionët e Kosovës në këtë garë, shpresojnë në paraqitje të mira, edhe pse do të kenë shumë vështirë.