Sepp Maier kundër Bayernit: Nuk besoj te trajneri Nagelsmann, jam skeptik

22.05.2021

Ish-portieri ndërkombëtar gjerman, Sepp Maier, shprehu dyshimet e tij për suksesin që Julian Nagelsmann mund të ketë si trajner i Bayern Munich. Ai kujtoi se po flasim për një trajner që nuk ka fituar ende një titull: “Nuk e di nëse Bayerni do të jetë i lumtur me Julian Nagelsmann. Unë jam skeptik. Ai nuk ka […]

Sepp Maier kundër Bayernit: Nuk besoj te trajneri Nagelsmann, jam skeptik Foto: Ilustrim

Ish-portieri ndërkombëtar gjerman, Sepp Maier, shprehu dyshimet e tij për suksesin që Julian Nagelsmann mund të ketë si trajner i Bayern Munich.

Ai kujtoi se po flasim për një trajner që nuk ka fituar ende një titull: “Nuk e di nëse Bayerni do të jetë i lumtur me Julian Nagelsmann. Unë jam skeptik. Ai nuk ka fituar ende një titull. Pothuajse të gjithë trajnerët e Bayernit kanë ardhur në klub pasi kanë pasur sukses dhe fituar tituj”.

Maier gjithashtu tregoi moskuptimin e tij për faktin se një legjendë e klubit, Hermann Gerland, duhet të largohet nga klubi pas dy dekadash, në të cilat ka mbajtur funksione të ndryshme, që nga trajneri i ekipit të dytë te ndihmësi i trajnerit:

“Ai ka bërë gjithçka që mund të bëhej për Bayernin. Ka promovuar skuadrën e të rinjve dhe për vite me radhë ka bërë shumë për ekipin e parë. Shumë pozicione të reja janë krijuar në klub, si nuk ishte një për të. Është e pakuptueshme”.