Rikthehet Superliga, sot zhvillohet super ndeshja FC Besa – FC Ballkani

13.02.2021

Në këtë fundjavë edhe zyrtarisht fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e xhiros së 19-të në kuadër të Superligës do të zhvillohen sot (e shtunë) dhe të hënën. Pas ndeshjeve të rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, në këtë fundjavë i rikthehemi spektaklit të futbollit. Sot do të […]

Rikthehet Superliga, sot zhvillohet super ndeshja FC Besa – FC Ballkani Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë edhe zyrtarisht fillon stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e xhiros së 19-të në kuadër të Superligës do të zhvillohen sot (e shtunë) dhe të hënën.

Pas ndeshjeve të rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, në këtë fundjavë i rikthehemi spektaklit të futbollit.

Sot do të zhvillohen tri ndeshje, ndërsa të hënën dy të tjera, pasi të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës do të hapet nga Drita dhe Llapi.

Po ashtu në këtë xhiro do të zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës.

Sot edhe klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani do të përballet me Besën, kështu duke kërkuar tri pikë, të cilat do ta mbajnë në garë për titull.

Suharekasit i kanë tri pikë më pak se Drita dhe nuk kanë vend për gabime.

Ndërsa edhe të hënën kemi ndeshje interesante sa i përket kësaj xhiroje.

Feronikeli do të përballet ndaj Gjilanit në Drenas, dhe Trepça ’89 ndaj Arbërisë.