Rikthehet Superliga e Kosovës, nesër ndeshja Feronikeli – Ballkani

07.05.2022

Në këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës me xhiron e 34-të. Në këtë xhiro pritet të zhvillon disa ndeshje tejet interesante. Të gjitha ndeshjet e parapara në program do të zhvillohen nesër (e diel), më 8 maj. Kampioni i ri i Superligës, Ballkani do të përballet me Feronikelin. Feronikeli do të jetë nikoqir […]

Rikthehet Superliga e Kosovës, nesër ndeshja Feronikeli – Ballkani Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës me xhiron e 34-të.

Në këtë xhiro pritet të zhvillon disa ndeshje tejet interesante.

Të gjitha ndeshjet e parapara në program do të zhvillohen nesër (e diel), më 8 maj.

Kampioni i ri i Superligës, Ballkani do të përballet me Feronikelin.

Feronikeli do të jetë nikoqir i suharekasve në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc.

Ndeshja mes Niklit dhe Ballkanit zhvillohet nesër me fillim prej orës 15:00.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme do të luhen edhe takimet si Llapi – Gjilani, Drita – Dukagjini, Malisheva – Drenica dhe Ulpiana – Prishtina.

Superliga e Kosovës – Java 34

Orari
E diel
Llapi – Gjilani, 15:00;
Drita – Dukagjini, 15:00;
Malisheva – Drenica, 15:00;
Feronikeli – Ballkani, 15:00;
Ulpiana – Prishtina, 15:00.