Rezultati bindës në ndeshjen e parë – Ballkani sot takohet me La Fioritan, për ta konfirmuar kalimin tutje në Ligën e Konferencës
Në ndeshjen e parë suharekasit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja triumfuan me rezultat bindës 4-0 ndaj La Fioritas. Takimi i dytë mes Ballkanit dhe La Fioritas zhvillohet sot me fillim prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në këtë sfidë të dytë Ballkani shihet sërish si favorit absolut. Kjo pasi që në […]
Në ndeshjen e parë suharekasit nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja triumfuan me rezultat bindës 4-0 ndaj La Fioritas.
Takimi i dytë mes Ballkanit dhe La Fioritas zhvillohet sot me fillim prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në këtë sfidë të dytë Ballkani shihet sërish si favorit absolut.
Kjo pasi që në ndeshjen e parë klubi suharekas ishte dominues thuajse në 90 minutat e lojës e në të gjitha aspektet, e këtë e konfirmon edhe rezultati i thellë i këtij takimi.
Nëse Ballkani arrin të kalojë tutje në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, gjë që sonte pritet ta bëjë pa shumë probleme, në rrethin tjetër i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe).