Renditja tabelare pas xhiros së dytë në Superligë, FC Ballkani në pozitën e dytë

30.08.2021

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 2-të në Superligën e Kosovës në futboll. Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Prishtinës ndaj Ballkanit, ku klubi suharekas shënoi fitore me ezultat 1-0. Golin e fitores për Ballkanin e realizoi sulmuesi i krahut, Ermal […]

Renditja tabelare pas xhiros së dytë në Superligë, FC Ballkani në pozitën e dytë Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas u zhvilluan ndeshjet e xhiros së 2-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjatë kësaj xhiro u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Prishtinës ndaj Ballkanit, ku klubi suharekas shënoi fitore me ezultat 1-0.

Golin e fitores për Ballkanin e realizoi sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi në minutën e 51-të me gjuajtje nga distanca. 

Edhe në ndeshjen tjetër të ditës së djeshme fitores iu gëzuan mysafirët. Gjilani arkëtoi tri pikë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin, 1:0. Golin e fitores për Gjilanin e realizoi Gerard Progni nga pika e bardhë në minutën e 69-të, pasi paraprakisht Bujar Pllana e ndali në mënyrë të palejuar në zonë Elton Calen.

Ndeshja Prishtina – Ballkani u zhvillua dje me fillim prej orës 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në renditjen tabelare, 4 vendet e para janë me pikë të njëjta, ku në këto pozita bëjnë pjesë Malisheva, Ballkani, Drita dhe Gjilani.

Në vendin e pestë renditet Llapi, ndërsa katër pozitat e tjera me nga një pikë renditen Dukagjini, Drenica, Prishtina dhe Ulpiana.

Ndërsa në pozitën e fundit renditet Feronikeli me zero pikë të arkëtuara.