Renditja tabelare pas xhiros së 6-të në Superligë, Ballkani në vendin e parë

28.09.2021

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 6-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion dhe atë si mysafire, me rezultat bindës, 4:0 në duel me Feronikelin. Golat për bardhekaltrit e kryeqytetit i shënuan Endrit Krasniqi (8’), Leutrim Kryeziu (29’), Oto John (79’) dhe […]

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 6-të në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kampione në fuqi, Prishtina, ka realizuar fitoren e dytë në këtë edicion dhe atë si mysafire, me rezultat bindës, 4:0 në duel me Feronikelin.

Golat për bardhekaltrit e kryeqytetit i shënuan Endrit Krasniqi (8’), Leutrim Kryeziu (29’), Oto John (79’) dhe Bleart Tolaj (87’). 

Ndërkohë, Gjilani e ka fituar derbin e qytetit ndaj Dritës, me rezultat 2:0, duke e shijuar fitoren e dytë në këtë edicion. Kjo ndeshje u zhvillua, të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por që fatkeqësisht pati lëshime në organizim, gjë që rezultoi me vonesë të fillimit të pjesës së dytë për disa minuta për shkak të përleshjes mes tifozëve. 

Golat për Gjilanin i shënuan Gernard Progni (66’) dhe Shend Kelmendi (89’). Do theksuar se Drita nga minuta e 72-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Princ Balde u ndëshkua me karton të kuq.

Malisheva ka arritur të marrë një pikë të dielën në shtëpi, duke luajtur pa gola me Ballkanin. 

Tri ndeshjet e tjera të kësaj jave u mbyllën pa fitues, Malisheva barazoi në shtëpi me Ballkanin 0:0. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja Ulpiana – Dukagjini, teksa Drenica shkëputi një pikë si mysafire ndaj Llapit (1:1).

Në renditjen tabelare, vendi i parë prin me një pikë më shumë, ku lidere është klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani me 12 pikë, ndërsa tre vendet e tjera janë me pikë të njëjta, ku në këto pozita bëjnë pjesë Malisheva, Drita dhe Drenica me nga 11 pikë.

Ndësa në pozitën e 5-të renditet Gjilani me 9 pikë, Prishtina në atë të 6-të me 8 pikë, Feronikeli në të 7-të me 6 pikë, në të 8-të renditet Ulpiana me 5 pikë, kurse Dukagjini në të 9-të dhe Llapi në të 10-të me nga 3 pikë.