Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas fitores së djeshme të KB Yllit

25.01.2021

Të shtunën dhe dielën janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me rezultat 72:78 (19:25, 23:12, 21:17, 9:24). Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por në minutat e fundit, Ylli shkëputet […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas fitores së djeshme të KB Yllit Foto: Ilustrim

Të shtunën dhe dielën janë zhvilluar dy ndeshje të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshje interesante ishte ajo ndërmjet KB Golden Eagle Yllit dhe KB Pejës, ku skuadra suharekase ka shënuar fitore me rezultat 72:78 (19:25, 23:12, 21:17, 9:24).

Çereku i parë ishte i baraspeshuar, por në minutat e fundit, Ylli shkëputet dhe fiton pjesën e parë 19:25. Rikthimi i Trepçës nuk vonoi dhe e filloi për mrekulli periudhën e dytë, derisa 3 minuta para fundit të pjesës së parë kalojnë në epërsi 33:32 dhe përmbyll pjesën e parë me shifrat 42:37.

Në periodën e tretë mysafirët ngushtuan shifrat në 47:46, por vendasit me një seri të suksesshme sërish shkëputen, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:54. 10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike. Ylli duke pasur edhe bankën më të mirë rezervë dha maksimumin në periudhën e fundit, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe kaloi në epërsi 69:74, kurse triumfoi në fund 72:78.

Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 79:67 (23:20, 14:23, 17:16, 25:8).

Gjatë kësaj xhiro është zhvilluar edhe ndeshja në mes të Sigal Prishtinës dhe Rahovecit, ku prishtinasit shënuan fitore me rezultat 75:93 (16:19, 27:23, 15:22, 17:29).

Në kuadër të kësaj xhiro u zhvillua edhe ndeshja Ponte Prizreni ndaj Pejës, ku prizrenasit shëuan fitore me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23).

Më poshtë mund ta gjeni tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll pas ndeshjeve të javës së 17-të:

EkipetPikët
1. Ponte Prizreni29
2. Rahoveci29
3. Golden Eagle Ylli28
4. Peja28
5. Bashkimi26
6. Sigal Prishtina22
7. Vëllaznimi21
8. Trepça21