Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, Ballkani në pozitën e parë me 55 pikë

22.03.2021

Në fundjavën që lamë pas është zhvilluar xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Trepça ’89 ndaj Ballkanit, ku u luajt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ballkani ka shënuar fitore si mysafir, duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat […]

Renditja tabelare në Superligën e Kosovës, Ballkani në pozitën e parë me 55 pikë Foto: Ilustrim

Në fundjavën që lamë pas është zhvilluar xhiro e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje ishte ajo e Trepça ’89 ndaj Ballkanit, ku u luajt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ballkani ka shënuar fitore si mysafir, duke e mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 2:0. Kjo fitore ia mundëson Ballkanit të marrë kryesimin e renditjes, me 55 pikë.

Ballkani kaloi në epërsi në minutën e 36-të, me golin e Mirlind Dakut, për të cilin ky ishte goli i 26-të në këtë edicion, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Arbër Hoxha, me golin e shënuar në minutën e 69-të.

Ndërkaq, Llapi e ka fituar ndeshjen mjaft interesante në “Zahir Pajaziti” ndaj Arbërisë, me rezultat 4:3. Llapjanët fituan falë dy autogolave të Kreshnik Bahtirit dhe nga një gol të Muhamed Hysenit dhe Ahmed Januzit, derisa për Arbërinë dy gola i realizoi Marclei Cesar dhe një gol Dior Zabërgja. Me këtë fitore Llapi ngjitet në pozitën e pestë me 33 pikë, derisa Arbëria mbetet në zonën e rrezikshme me 27 pikë.

Ndërsa skuadra që po lufton për mbijetesë në elitë, Drenica ka arkëtuar një pikë të rëndësishme në Gjilan, duke barazuar me skuadrën kampione në fuqi, Dritën, me shifrat 1:1.

Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e shënuar nga Bujar Shabani nga distanca në minutën e 29-të, por tre minuta para shkuarjes së skuadrave në pushim baraspeshën në rezultat e vendosi Baton Zabërgja, me golin e shënuar nga brendësia e zonës pas asistimit të Kreshnik Ukës.

Ndërkohë, skuadra e fundit në renditje, Besa e ka befasuar Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Të dy golat për pejanët i shënoi Ardit Tahiri (15’, 39’), derisa golin e barazimit të përkohshëm për Feronikelin e shënoi Marko Simonovski.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi është duke kryesuar tabelën e Superligës me 55 pikë, duke lënë pas Dritën me 55 pikë, Prishtinën me 50 pikë e Gjilanin me 36 pikë.

Më poshtë renditja tabelare e Superligës së Kosovës në futboll pas javës së 26-të: