Renditja tabelare në Superligë, Ballkani kryeson me 45 pikë

26.02.2021

Në këtë fundjavë është zhvilluar xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante. Ndeshja që mori vëmendje më të madhe ishte ajo e Ballkanit ndaj Gjilanitt, ku u luajt në stadiumin e qytetit në Gjilan. Kjo ndeshje përfundoi me barazim, ishte Mevlan Zeka i cili e shënoi gol […]

Renditja tabelare në Superligë, Ballkani kryeson me 45 pikë Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë është zhvilluar xhiro e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që mori vëmendje më të madhe ishte ajo e Ballkanit ndaj Gjilanitt, ku u luajt në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Kjo ndeshje përfundoi me barazim, ishte Mevlan Zeka i cili e shënoi gol në minutën e 76-të, por vetëm dy minuta më vonë shifrat i barazoi Darko Nikaq.

Ndërkohë, Prishtina e ka konfirmuar formën e mirë në këtë stinor, duke e mundur sërish kampionen në fuqi, Dritën në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.

Golat për fitoren e Prishtinës i realizuan Leotrim Bekteshi, në minutën e 17-të dhe Tun Bardhoku, në minutën e 87-të. Drita ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak pasi në minutën e 60-të, u përjashtua afrikani Henry pas kartonit të dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje Prishtina rikthehet në garën për titull, ngase ka arritur në kuotën e 41 pikëve, 3 më pak se Drita, përkatësisht 4 pikë më pak se Ballkani.

E fitore të rëndësishme ka realizuar edhe Trepça’89, që në “Riza Lushta” e ka mundur Llapin 1:0, me golin e shënuar nga Mohamad Darwish, në minutën e 44-të.

Po ashtu dje janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligë. Drenica ka realizuar fitore shumë të rëndësishme si mysafire në Drenas, duke e mundur Feronikelin, me rezultat 3:1. Për kuqezinjtë e Skenderajt kjo ishte fitorja e parë në stinorin pranveror, e cila i ngrit në kuotën e 23 pikëve, por që ende mbesin të parafundit në renditje.

Golat për Drenicën i shënuan Kreshnik Uka (18’, 79’) dhe Erlis Frashëri (45’+2), derisa golin e vetëm për Feronikelin e realizoi Marko Simonovski (38’). Feronikeli që nga minuta e 45-të luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Besmir Bojkut.

Në ndeshjen tjetër, Arbëria ka shënuar fitore pa telashe në duel me Besën në Brestovik, me rezultat 3:0, me golat e shënuar nga Marclei, Bahtiri dhe Kryeziu.

Pas këtyre ndeshjeve të zhvilluara, klubi suharekas i drejtuar nga Bledi Shkëmbi është duke kryesuar tabelën e Superligës me 45 pikë, duke lënë pas Dritën me 44 pikë, Prishtinën me 41 pikë e Gjilanin me 31 pikë.

Më poshtë renditja tabelare e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll: