Pushimi do të jetë i gjatë, ja kur kthehet në aksion Superliga e Kosovës

13.12.2021

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, ka filluar pushimi i gjatë dimëror, ku ky pushim do të zgjasë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit të mbajtur është vendosur edhe data e rifillimit të Superligës së Kosovës. Sipas këtij vendimi, elita e futbollit kosovar do të riktheht me 12 […]

Pas përfundimit të kësaj xhiroje, ka filluar pushimi i gjatë dimëror, ku ky pushim do të zgjasë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e fundit të mbajtur është vendosur edhe data e rifillimit të Superligës së Kosovës.

Sipas këtij vendimi, elita e futbollit kosovar do të riktheht me 12 dhe 13 shkurt, me takimet e xhiros së 19-të.

KE vendosi edhe për ndeshjet e Ligës së Parë, si dhe ato të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.

Vendimi i plotë:

KE mori vendim që garat në stinorin pranveror të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt 2022, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 e 13 shkurt dhe Viva Fresh Liga e Parë më 19 e 20 shkurt.